KALENDARI HISTORIK

Publikuar 6 muaj më parë

Më 15 dhjetor të vitit 1916 lindi , poet, shkrimtar, dramaturg dhe intelektual i njohur shqiptar. Kolë Jakova lindi në vitin 1916 në qytetin e Shkodrës. Në këtë qytet, Kola mbaroi shkollën fillore dhe u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këto vite, kur i riu nisi të shkruajë vjershat e para. “Kënga e tre heronjëve” dhe “Shqiponjat partizane” shumë shpejt nisën të këndoheshin si këngë. Pas çlirimit, në vitin 1953, Kola shkroi poemën “Heronjtë e vigut”. Fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1954 shkruan dramën “Toka jonë”, “Përkolgjinajt” në vitin 1965, “Lulet e shegës” në vitin 1970, “Bashkë me agimin” në vitin 1975 dhe dramën “Lugajanet” në vitin 1997. Këto i dhanë një ndihmesë të konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjisë. Njëkohësisht, Kolë Jakova është autor i disa romaneve si, “Fshati midis ujërave”, “Përballë hekurave të kryqëzuara” dhe “Kulla buzë liqenit”. Vdiq më 15 nëntor të vitit 2004. Ka shkruar veprat:  Bashkë me agimin, Fshati midis ujërave, Halili dhe Hajria, Heronjtë e vigut, Kulla buzë liqenit, Toka jonë, Garda krutane   e shumë të tjera.

A1info