KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 14 dhjetor të vitit 1965 vdiq Visarion Xhuvani, prift i  parë  i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga viti 1929 deri më 1937, bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 marsi i viti 1920 deri më 20 dhjetor të viti 1920. Përkthyes i “Mesharit” dhe “Jetës së Shën Jon Vladimirit Visarion Xhuvani u lind në lagjen Kala. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Shkollën Priftërore, në Athinë. Kreu shkollën për Teologji ku u diplomua me gradën fetare të klerikut. U emërua prift i komunitetit grek në Sofje. Në vitin  1919, qytetaria elbasanase e priti mirë,  shërbesën e parë fetare dhe e bekoi qytetin e tij. Më 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës ku u zgjodh senator i prefekturës së Elbasanit. Më 1922 Arhimandrit Xhuvani merr pjesë në Kongresin e Beratit, ku u shpall Autoqefalia. U dorëzua peshkop në Kotorr të Mbretërisë Jugosllave nga Peshkopi Viktor i Pejës dhe Kryepeshkopi Dhimitër i Kishës Ruse në mërgim. Më 1947 arrestohet dhe dënohet 20 vite burg, shumicën e të cilëve e kaloi në burgun e Burrelit, bashkë me Gjon Shllakun. U lirua nga burgu, në nëntor të vitit 1962, në moshën 76 vjeçare, duke përfituar 5 vjet amnisti.  Vdiq në vitin 1965.

A1info