KALENDARI HISTORIK

Publikuar 6 muaj më parë

Më 11 dhjetor të vitit 1947 vdiq në Bukuresht, Aleks Stavri Drenova, Asdreni. U lind më 11 prill të vitit 1872 në Drenovë të Korçës. Shkollimin e mesëm e nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim mërgoi në Rumani në 1885, por  u rikthye në atdhe në vitet 1889, 1914, 1937. Kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe më pas u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të atjeshëm, të cilin nuk arriti ta përfundonte. Asdreni ka qenë veprimtar i shquar i kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe sekretar i saj për një periudhë mes viteve 1913-1925, ndërsa  në periudhën 1922-1934 shërbeu, me disa ndërprerje, si sekretar i Konsullatës Shqiptare të Bukureshtit. Asdreni mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912, në të cilën u vendos të shpallet pavarësia e Shqipërisë. “Betimi mbi flamur” e vjersha të tjera me frymëzim atdhetar luajtën një rol të shënuar në forcimin e ndërgjegjes kombëtare në prag e pas Shpalljes së Pavarësisë dhe në periudhën e konsolidimit të shtetit shqiptar. I shqetësuar gjithnjë për fatet e Atdheut botoi artikuj në gazetat e kohës: “Albania”, “Drita”, “Shqipëria e Re” ku  trajtoi probleme politike e shoqërore përmes një vargu artikujsh me orientim demokratik e frymë konstruktive. Idealist i përkushtuar, Asdreni e mbylli jetën në varfëri të plotë. Vepra e Asdrenit është studiuar  dhe është nxjerrë në dritë nga profesori dhe akademiku Rexhep Qosja.

A1info