KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 3 dhjetor të vitit 1901, vdiq në Shën Pali të  Brazilit, poeti i madh arbëresh-shqiptar, Zef Serembe. U lind më 6 mars të vitit 1844 në Strigari, në San Cosmo Albanese  të krahinës së Kozencës. Ka qenë poet lirik arbëresh. Studioi në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitrin ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. I pushtuar nga  humbja e bashkëshortes, meqë nuk pati fëmijë ai mori detin për në Brazil, në vitin 1874. Me ndihmën e një letre-porosi nga princesha rumune  me origjinë shqiptare Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedros së  Dytë.  U kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte, me sa duket në portin e Marsejës. Iu desh të kthehej në këmbë nga Franca  për në Itali dhe gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në Livorno, arbëreshi  Dhimitër Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë. Në vitin 1866 shkoi te arbëreshët në Sicili, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Shkroi shumë poezi dhe disa prej  vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për dy vite. Një vëllim i vargjeve të tija në italishte u botuan në vitin 1895 në Nju Jork. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq më 3 dhjetor të vitit 1901 në Shën Pali, të  Brazilit.

A1info