KALENDARI HISTORIK

Publikuar 8 muaj më parë

Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi Ibrahim Rugova, njëri ndër ideatorët e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. U lind në fshatin Cerrcë, komuna e Burimit. Shkollën fillore e kreu në Burim, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në vitin 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.  Më 23 dhjetor të vitit 1989,  u zgjodh në krye të LDK-së dhe që nga themelimi e deri në vdekje ishte kryetar i kësaj partie. Ibrahim Rugova u rizgjodh kryetar i Kosovës në zgjedhjet e mbajtura nën okupimin serb,  në mars të vitit 1998. Vdiq me 21 janar  të viti 2006, u varros me nderime te larta shtetërore dhe ushtarake.

A1info