KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 19 nëntor të vitit 1814 lindi, Jeronim De Rada, rilindës, shkrimtar, publicist e atdhetar. U lind në vitin 1814 në Maki të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare, “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shekullit 19-të. Duke nisur nga viti 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. botoi veprat “Lashtësia e Kombit Shqiptar, në vitin 1864 dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe, në vitin 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar të çështjes kombëtare i dha me revistën “Flamuri Arbrit”, që botoi në vitet 1883-1885. Në “Testamentin politik” (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve. Vdiq në vitin 1903. Ka shkruan veprat: Milosao, Një pasqyrë e jetës njerëzore, Serafina Topia, Skënderbeu i pafat Fjamuri i Arbërit (revistë), Rapsodi të një poeme shqiptare e shumë vepra e shkrime të tjera.

A1info