KALENDARI HISTORIK
Më 18 nëntor të vitit 1914 lindi poeti i madh arbëresh, Dushko Vetmo, i njohur si Françesco Solana. Ishte arbëresh me origjinë nga familje çame, por lindi në Frasnitë të Kalabrisë. Pas njëzet vjetësh qëndrimi në Argjentinë, Uruguaj dhe Kili, kthehet në Itali. Ishte studiues, themelues dhe titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe dhe i Dialektologjisë arbëreshe në Universitetin e Kalabrisë, në Kozencë, që prej vitit 1975 deri në vitin 1990. Njihet si nismëtari i botimit të revistës “Vija”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Arbëreshë. Në fushën e gjuhësisë njihet si autori i gramatikës “Manuale di lingua albanese”. Në fushën e dialektologjisë arbëreshe botoi një sërë botimesh për dialektet arbëreshe dhe disa të folmet si ajo e Pellatënit, edhe ajo e Fermës. Nëfushën e filologjisë botoi veprën e Anton Santorit, “Emira” dhe Katekizmin arbërisht të Shën Vasilit. Ka shkruar veprat: “Burbuqe të egra”, “Akullnajat”, “Shkretëtira prej guri” e”Te praku” , Bijtë e Dodonës, Shkretëtira prej guri, Dhaskal Mitri e të tjera. Vdiq më 20 mars të vitit 1999.
A1info