KALENDARI HISTORIK
Më 12 nëntor të vitit 1987, vdiq Lasgush Poradeci, poet i njohur lirik, publicist dhe përkthyes. U lind më 27 dhjetor të vitit 1899. I ati i tij pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune, në Manastir nga 1909 deri më 1916 e dërgoi në Rumani. Më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura, në Bukuresht. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Pas çlirimit të vendit ka punuar në Institutin Shkencave, më vonë Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension në vitin1974. Ka marrë çmimin e Repulikës për poemën Çlirimtarët. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.
A1info