KALENDARI HISTORIK

Publikuar 8 muaj më parë

Më 26 tetor të vitit  2007 vdiq  në Itali, Viktor Gjoka. Lindi më 4 korrik të vitit 1922 në Peshtan të Tepelenës. Aktivitetin artistik e filloi në rininë e tij me lëvizjet amatore. Në vitin 1946, nisi punë në Teatrin Popullor dhe punoi deri në vitin 1971. Pa mbushur 20 vjeç, realizon rolet e para, pas provave të shumta me idhullin e tij, Mihal Popi. Ndër rolet më të suksesshme përmendim Hlestakovin ne veprën “Revizori” të Gogolit. “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Fytyra e dytë”, “Karnavalet e Korçës”. Pas rreth 13 viteve punë në teatër, në vitin 1959 mundi të marrë një bursë studimi për regjisor në Bashkimin Sovjetik për dy vjet. Me ndërprerjen e marrëdhënieve në vitin 1961, kthehet në Tiranë, për t’i vazhduar ato në Konservatorin e Tiranës. Ka luajtur në filmat “Kush është vrasësi”, “Vdekja e burrit”, “Zëvendësi i grave”, “Babai i studentit”, “Historiani dhe kameleoni”, e të tjerë.

A1info