KALENDARI HISTORIK
Më 9 tetor të vitit 1935 lindi në Prishtinë, aktorja e njohur shqiptare Melihate Ajeti. Semimaturën she shkollën e aktrimit i kreu në Prishtinë. Ka specializuar në Paris. Ishte aktorja më e njohur e Teatrit të Prishtinas. E nisi aktrimin në moshën 16 vjeçare, në vitin 1951 në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe luajti në skenë 180 role kryesore, me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej aktoreje. Ka luajtur në dramat: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbeti, Antigona, e shumë role të tjera. Ka marrë shumë mirënjohje e shpërblime nga shoqatat dhe institucionet e Kosovës por edhe nga ato jugosllave. Vdiq më 26 mars të vitit 2005.
A1info