KALENDARI HISTORIK
Më 23 shtator të vitit 1920 lindi Marie Logoreci, aktore e Teatrit dhe Kinematografisë, Artiste e Popullit. Ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit. Pioniere e kinematografisë shqiptare. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu, më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër Fëmijët e saj, dhe me pas ne filmin e pare shqiptar Tana dhe Toka jonë etj. Maria bëri regjinë e dramës Drita. Ajo luajti ne filmin televiziv, Gjenerali i Ushtrisë se Vdekur. Ka mbetur si një nga aktoret më të mëdha të Shqipërisë. Ajo ngriti në art karaktere te ndryshme të nënave shqiptare duke u kthyer vete në simbol të Nënës shqiptare. Në vitin 1945 ajo filloi te këndoje ne Radio Tirana dhe në koncerte qe jepeshin ne qytete te Shqipërisë si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit Përgjithshëm i Shtetit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën ne Teatrin Popullor. Filmi i pare ku mori pjese ishte Skënderbeu, ku luajti rolin e Konteshës, Nëna te “Toka jonë” dramë e Kolë Jakovës e shumë filma të tjerë.
A1info