KALENDARI HISTORIK
Më 22 shtator të vitit 1895 në një familje me ndjenja atdhetare u lind, Avni Rrustemi. Mbasi kreu arsimimin fillestar në vendlindje, vijoi arsimimin e tij në Janinë dhe më pas më 1909 shkoi në Normalen e Ebasanit me shpresë për t’u pranuar në bangat e saj. Drejtori i shkollës Luigj Gurakuqi, Hero i Popullit, tregonte se një ditë të errët të motit 1909, i ishte paraqitur një djalë i ri, i urtë, i dobët nga shëndeti dhe me një fytyrë të mallëngjyeshme. Në 1915 emërohet arsimtar në fshatin Tragjas të Vlorës ku u njoh me disa personalitete, si Jani Minga, Halim Xhelo etj. Në vjeshtë 1918, me nismën e tij, në fshatin Brataj u krijua Shoqëria “Lidhja e Djelmoshave”, me qëllim bashkimin dhe organizimin e të rinjve. Më 1919 ndoqi studimet në Shën Mitër Korona mes arbëreshëve të Italisë. Tetë ditë pas fillimit të luftës legjendare të Vlorës, ai vrau nëpërmjet një atentati në Paris tradhtarin, Esat Pashë Toptani. Për këtë akt ai arrestohet nga autoritetet franceze, por lirohet përsëri nën presionin e protestave të popullit shqiptar. Më 24 dhjetor 1920 kthehet në Vlorë dhe merr pjesë në Kongresin Kombëtar të 25 shoqërive demokratike të vendit, ku u vendos shkrirja e tyre në federatën “Atdheu”. Më 20 prill 1924, Avniu plagoset rëndë me atentat, organizuar nga Ahmet Zogu, dhe dy ditë më pas vdes. Po të kishte shpëtuar gjallë, prap Shqypnisë do t’ia falte jetën, sepse për Shqypninë kishte le Avnia!” kishte thënë Bajram Curri.
A1info