KALENDARI HISTORIK
Më 21 shtator të vitit 1944 ra trimërisht Heroi i Popullit, Hysen Çino. U lind në Vranisht të Vlorës në vitin 1920. Ishte atdhetar, partizan, veprimtar i vendosur i lëvizjes punëtore dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Ishte punëtor në guroren e Ujit të Ftohtë, ku edhe përqafoi idetë komuniste. Si aktivist i shquar e njeri i aksioneve të guximshme, mori pjesë në grevat e punëtorëve. U hodh në radhët partizane, në fillim në Çetën Plakë të Vlorës në viti 1942, më pas zëvendëskomandant në çetën «Sali Murati» në vitin 1943, ku ishte edhe komandant batalioni në Brigadën e Pestë Sulmuese. Ra heroikisht në luftë kundër armiqve në Buzëmadh të Lumës, më 21 shtator të vitit 1944.
A1info