KALENDARI HISTORIK
Më 20 shtator të vitit 1940 lindi, Xhozef DioGuardi, në Bronks, të New Yorkut. Ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1962. Babai i tij, i cili emigroi në Amerikë në vitin 1929, ishte shqiptar i lindur në krahinë Greçi afër Napolit, fshati më i vjetër shqipfolës në Itali. Nëna e tij ishte italianoamerikane e brezit të parë të emigruar në Nju Jork më 1910. Joseph DioGuardi u martua me Shirley Cloyes në vitin 1998. Joseph J. Dioguardi prej rreth dyzet vjetësh është i përkushtuar dhe ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme ndaj çështjes shqiptare. Zotëri Joseph J. Dioguardi dhe e shoqja zonja Shirley Cloyes DioGuardi janë liderët e lobit më të fuqishëm shqiptar në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtës të flaktë dhe të paepur të të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë Lindor dhe Çamëri. I pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Kongresin Amerikan, i cili nëpërmjet një Rezolute të Kongresit të sponsorizuar prej tij futi në rendin e ditës seancën e parë të Kongresit për Kosovën në vitin 1987, ku për herë të parë shpalosi barbarinë serbe kundër shqiptarëve të pambrojtur. Në mars të vitit 1998 Lidhja Shqiptare vuri në qendër të Seancës dëgjimore të Kongresit Robert Gelbardin, i dërguar në Bosnjë dhe Kosovë. Përballë argumenteve të Lidhjes Shqiptare, Gelbardi detyrua të tërhiqte deklaratën e mëparshme se UÇK ishte një organizatë “terroriste”. Cloyes i tha Gelbardit se “UÇK nuk ëshë një grup terrorist, por edhe 500. 000 shqiptarë në Amerikë janë të gjithë me UÇK-në.
A1info