KALENDARI HISTORIK

Publikuar 9 muaj më parë

Më 18 shtator të vitit 1992 vdiq shkrimtari dhe poeti, Andrea Varfi. Lindi më 21 shkurt të vitit 1914  në Qeparo. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e ndoqi në Shkollën Tregtare të Vlorës ku ishin edhe Petro Marko, Spiro Çomora, Aleks Çaçi, Mehmet Shehu e Shefqet Musaraj. Më 1935 mbaron degën klasike të gjimnazit në Tiranë. Më 1941 kreu studimet Fakultetin e Shkencave Agrare në Universitetin e Peruxhias, Itali. Më 1941 kthehet në atdhe, ku bëhet pjesë e Grupit Komunist të Zjarrit. Andrea Varfi u rreshtua në radhët e Brigadës V Sulmuese. Së bashku me Dhimitër Mandron, ai u caktua në shërbimin ndihmës të agjitacionit dhe të propagandës në këtë brigadë.. Pas Çlirimit emërohet drejtor i Kulturës dhe Propagandës Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ku drejton edhe revistën “Bujku i Ri”. Punoi në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” e më pas në Lidhjen e Shkrimtarëve. Vdiq më 18 shtator 1992, në Tiranë.  Krijimtaria letrare e Andrea Varfit nis në vitet ’30 me bashkëkohësit Nonda Bulka, Aleks Çaçi, Dhimitër Shuteriqi, Sterjo Spasse, Migjeni. Poezitë dhe proza e shkruar para dhe pas Çlirimit u përmblodhën në dy vëllime letrare, më 1989.

A1info