KALENDARI HISTORIK
Më 12 gusht të vitit 1987 vdiq këngëtarja e mirënjohur shqiptare, . Lindi në Dragobi të Tropojës, më 18 qershor 1948, ishte këngëtare popullore e veriut, Artiste e Merituar. Ajo ishte vajza e parë e Malësisë që mori për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë. Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malësie e në skenat e disa vendeve të Evropës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës. Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.
A1info