KALENDARI HISTORIK
Më 5 gusht të vitit 1752 vdiq Gjon Nikollë Kazazi klerik i njohur shqiptar. Gjon Nikollë Kazazi lindi në Gjakovë me 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjit Ilirik te Shën Pjetrit dhe i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo, ku arriti me 21 maj te vitit 1720. Qe nga muaji qershor i te njëjtit vit, ai kaloi në Loreto, në Kolegjin Ilirik te atjeshëm. Sipas dëshmisë se Feliks Mandinit, dëshmitarit zyrtar me rastin e emërimit te tij si krye ipeshkv te Shkupit me 1743, Kazazi atëherë ishte 41 vjeç dhe i kishte filluar studimet si djalë i ri në moshën 18 vjeçare. Në Kolegjin Ilirik te Loretos, studioi lendet gramatikore, duke i zëne vendin kandidatit te kryeipeshkvisë së Shkupit. Kazazi ishte në Rome në vitin 1750 për here te fundit dhe me atë rast beri personalisht vizitën “ad Limina” në Bazilikën e Shën Pjetrit me 2 prill te vitit 1750. Po te njëjtën dite ka vizituar edhe Bazilikën e Shën Palit në rrugën e Ostias. Gjon Nikollë Kazazi la gjurme te pashlyera në historinë e albanologjisë si zbuluesi i pare i Mesharit të Gjon Buzukut me te vjetër te shtypur, te njohur deri me sot. Vdiq me 5 gusht te vitit 1752 në qytetin e tij te lindjes në Gjakovë, ku edhe u varros ne Kodrën e Qabratit.
A1info