KALENDARI HISTORIK
Më 10 mars 1906 – Fatkeqësia e minierës Courrieres, më e keqja e ndodhur ndonjëherë në Evropë, vret 1100 minatorë në Francën veriore. Një shpërthim i thëngjillit, shkaku i të cilit nuk dihet me siguri, shkatërroi minierën e qymyrit të operuar nga Compagnie des mines de houille de Courrieres. Pothuajse të gjithë minatorët që u vranë, ishin banorë të zonave rurale përreth. Kjo katastrofë u tejkalua vetëm nga aksidenti Benxihu Colliery në Kinë në 1942, i cili vrau 1550 minatorë.
A1info