KALENDARI HISTORIK
Më 22 korrik 2003– Vdiq Dhimitër Shuteriqi, publicist, partizan i Frontit Nacional-Çlirimtar në Luftën e Dytë Botërore, punonjës, bashkëthemelues dhe drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve (1954-’73), deputet i Kuvendit Popullor (1950-’74), shkrimtar dhe historian i letërsisë shqiptare. Më 1947 u emërua drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik. Më 1950 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor deri më 1974 si përfaqësues i rrethit të Gramshit në fillim e më pas i Elbasanit.Më tej nga 1954 drejtoi për 19 vite me radhë organizatën e Lidhjes së Shkrimtarëve, edhe pasi u riorganizua në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve më 1957. Si pasojë e revolucionit kulturor, më 1973 u denoncua si shumë të tjerë si borgjez, revizionist e dekadent.Gjithashtu i dhanë vërejtje për tregimin “E vërteta lakuriq” botuar në gazetën “Drita” më 8 shtator 1974, të cilat i pranoi.
A1info