KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 07 Mars 1887 – Hapet në Korçë, Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë shekullare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të Bulevardit “Shën Gjergji”. Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbëri një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik, rëndësia e saj është e një vlere të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet – u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Naum Naçi, Thoma Avrami, Familja Qiriazi, etj. Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si “Dita e Mësuesit”.

A1info