KALENDARI HISTORIK
Më 22 qershor 1964, gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim lidhur me 4 raste kundër censurës së librave dhe filmave . Në një prej vendimeve më të njohura, gjykata e lartë hodhi poshtë vendimin e një gjykate të shtetit të Floridës për ndalimin e librit të Henri Miller me titull Tropiku i Gaforres. Gjykata e Floridës kishte arritur në përfundimin se romani i Millerit thyente normat e moralit. Vendimi i gjykatës së lartë të Shteteve të Bashkuara më 1964 ndihmoi në krijimin e kushteve për vendimin e vitit 1973 të gjykatës së lartë, i cili vendosi një provë ligjore për të përcaktuar se çfarë quhej e pamoralshme. Një shqetësim i provës kryesore që përdori gjykata ishte në se një person i zakonshëm, duke përdorur standartet e kohës të komunitetit do të arrinte në përfundimin se vepra, si një e tërë, tërheq interesat epshore në seks; portretizon seksin në një mënyrë të hapur fyese siç përcaktohet nga ligji dhe nuk ka vlera serioze.
A1info