KALENDARI HISTORIK
Më 16 qershor 363 – Perandori romak Julian u vë flakën anijeve të furnizimit në lumin Tigër për të mos i lënë të bien në duart e persianëve, ndërsa trupat e tij kishin filluar tërheqjen. Julian ishte perandor nga viti 361-363. Ai u bë Cezar i krahinave perëndimore të perandorisë me urdhër të Konstandinit të madh në vitin 355. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi me sukses fushata kundër fiseve alamane dhe franke. Në vitin 360 në Lutetia (sot Paris), Juliani u shpall Augustus nga legjionet e tij – kjo e zemëroi Konstandinin dhe situata po shkallëzohej drejt një lufte civile. Papritur Konstandini vdiq, dhe Julian, si pasardhësi i tij i ligjshëm u bë perandor (Julian ishte nipi i Konstandinit të madh). Gjatë kohës si perandor, Juliani e refuzoi krishtërimin; ai rihapi tempujt paganë, rikthye pronat e tyre dhe priftërinjtë e dëbuar Kjo i dha atij emrin ‘Julian femohuesi’. Flavius Claudius Julianus, lindur më 332, gjithashtu, ishte perandori i fundit i dinastisë ilire Konstantiniane, dinastia e parë e krishterë e Perandorisë romake. Juliani vdiq gjatë betejës së Ktesifonit në Persi më 363.
A1info