KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 15 qershor 1389 – Beteja e Fushë Kosovës: Perandoria Osmane mposht serbët dhe boshnjakët. Ndërsa serbët po mundeshin, një kalorës i quajtur Milosh Obiliq, bën sikur dorëzohet, por kur e çojnë para sulltan Muratit, ai nxjerr thikën dhe e vret, kjo sipas epikës serbe. Epika shqiptare tregon se vrasësi i sulltanit ishte shqiptar me mbiemrin Kopiliq, çka lë të kuptohet se në betejë kundër osmanëve në Fushë Kosovë morrën pjesë dhe humbën jo vetëm serbët e boshnjakët (quhet humbje serbe, ndoshta sepse mbreti serb Llazar u vra në atë luftë) – kështu, Beteja e Kosovës u gdhend në kujtesë, duke u bërë simbol i patriotizmit dhe dëshirës serbe për pavarësi nga sundimi osman gjatë shekullit XIX, por edhe nxitëse e nacionalizmit serb gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës së Kosovës në fund të shekullit XX.

A1info