KALENDARI HISTORIK
Më 10 qershor 1924 – Shqipëri; Në orët e para të mëngjesit, në momentin e fundit, Ahmet Zogu ikën nga Tirana me rreth 600 besnikët e tij matjanë. Pas përleshjeve maleve me forcat e Bajram Currit, Zogu u detyrua të kalonte në Jugosllavi. Fati i Shqipërisë tani mbeti nën drejtimin administrativ dhe ushtarak të Fan Nolit. Këshilli i regjencës prej katër anëtarësh pushoi së ekzistuari; Gjon Çoba dha dorëheqjen, Xhafer Ypi dhe Refik Toptani ikën bashkë me Zogun, ndërsa Sotir Peci, u tërhoq në Korçë.
A1info