KALENDARI HISTORIK
Më 9 qershor 68 – Perandori romak Neroni vret veten, duke i dhënë fund dinastisë Julio-Claudian – ngjarja shënon fillimin e vitit të luftës civile, ose Vitin e 4 Perandorëve. Neroni është i njohur si perandori që i ‘binte violinës ndërsa Roma digjej’. Ai ishte përndjekës i të krishterëve, të cilët pasi i kapte i digjte në kopshtin e tij natën për të bërë dritë (kështu thonë në shkrimet e tyre historianët Taciti, Suetoni, dhe Cassius Dio, burimet kryesore mbi jetën e tij). Historikisht, periudha e Neronit mendohet të ketë qenë kohë pa luftra për Romën, ku arti dhe kultura morrën hov zhvillimi. Por vetëm pak burime të mbijetuara e paraqesin Neronin në dritë pozitive, si perandor mjaft popullor mes njerëzve të thjeshtë, veçanërisht në Lindje. Vetë Neroni besonte se ishte artist i madh. “Çfarë artisti po vdes me mua!”, ishin fjalët e tij të fundi para se të vdiste.
A1info