Kaja Kallas nga Beogradi: Serbia duhet të dëshmojë me vepra se synon BE-në – Dialogu me Kosovën, thelbësor për të ardhmen evropiane

Publikuar 1 vit më parë

Beograd/Prishtinë – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në vizitën e saj zyrtare në Beograd, deklaroi se Serbia duhet të dëshmojë përkushtimin ndaj anëtarësimit në BE me vepra konkrete dhe reforma të thella.

“Është e qartë se anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Serbisë, megjithatë duhet të shohim veprime që e dëshmojnë këtë. Liria e medias, lufta kundër korrupsionit dhe reformat zgjedhore janë kyçe,” theksoi Kallas në një konferencë për media.

Ajo shtoi se autonomia e universiteteve dhe dëgjimi i zërit të studentëve janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe për një të ardhme evropiane. “E ardhmja e Serbisë në BE varet nga vlerat që ajo zgjedh t’i ndjekë,” u shpreh kryediplomatja.

Në lidhje me Kosovën, Kallas e bëri të qartë se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është vendimtar për përparimin e Serbisë drejt BE-së. Ajo njoftoi se së shpejti do të ftojë përfaqësuesit e të dyja palëve në Bruksel për diskutime konkrete.

E pyetur për vizitën e Vuçiqit në Moskë, Kallas u shpreh: “Nuk e kuptoj pse duhet të qëndrosh përkrah një lideri që udhëheq një luftë të tmerrshme në Ukrainë. Vendet kandidate duhet të harmonizohen me politikën e jashtme të BE-së.”

Gjatë qëndrimit në Beograd, Kallas u takua me Presidentin Vuçiq, Kryeministrin Gjuro Macut, zyrtarë të tjerë dhe opozitën. Vuçiq tha se Serbia “mbetet partnere e besueshme” dhe e përkushtuar ndaj dialogut me Kosovën, duke insistuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është parakusht për përparim.

Më 22 maj, Kallas viziton Kosovën ku do të takohet me krerët shtetërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë EULEX-in dhe KFOR-in. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta presë në një darkë pune. Qeveria e Kosovës ka ritheksuar kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja, si parakusht për rifillimin e dialogut me Serbinë.

BE-ja ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, ku autoritetet po mbyllin institucionet paralele serbe – veprime që kanë sjellë reagime të ashpra në Bruksel.

Burimi: Radio Evropa e Lirë transmeton A1 info