Kabineti i Ardita Sinanit reagon ndaj akuzave për keqpërdorim të veturës zyrtare

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 16 maj 2025 – Pas kritikave publike të Almin Shaqirit, nënkryetar i APN-së, i cili akuzoi kryetaren e komunës Ardita Sinani për keqpërdorim të veturës zyrtare, duke pretenduar se atë po e drejton bashkëshorti i saj, ka ardhur një reagim nga kabineti i saj.

Akuza e Almin Shaqirit: https://www.facebook.com/share/1BuoCDnC2F/?mibextid=wwXIfr

Në një postim publik nga shefi i kabinetit të kryetares, Besim Dhaban, thuhet se këto janë “shpifje dhe dezinformata”, dhe se ai vetë ka qenë drejtuesi i veturës së komunës në ditën për të cilën flitet.

“Deri sa një pjesëtar i udhëheqjes së APN-së, konkretisht nënkryetari i saj, merret me shpifje dhe dezinformata, duke pretenduar se bashkëshorti i Kryetares Ardita Sinani ka drejtuar veturën e Komunës – dua të sqaroj publikisht: sot veturën e Komunës e kam drejtuar unë vetë,” deklaroi Dhaban.

Ai e cilësoi këtë si një “rrenë tjetër që vjen si pasojë e luftës së brendshme mes figurave të APN-së,” duke e quajtur situatën të padenjë për diskursin publik.

Pavarësisht reagimeve, ende mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtën veturë që përmendet në akuzat fillestare.

Ndërkohë, kabineti i kryetares njoftoi se ajo dhe ekipi i saj ndodhen aktualisht në Prishtinë, ku po marrin pjesë në Konferencën Ekonomike të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, me qëllim ndërtimin e bashkëpunimeve për zhvillimin ekonomik të Luginës.

A1 info