KA NDËRRUAR JETË PROF.DR. ISUF DEDUSHAJ

Publikuar 1 vit më parë

Epidemiologu i njohur, i pari nga shqiptarët e Kosovës, Isuf Dedushaj, ka vdekur në moshën 73 vjeçare.Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e tij.Prof. Dr. Isuf Dedushaj ka qenë mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi.

Pak biografi

Prof. Dr. Isuf Dedushaj është mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas të Drenicës. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin për epidemiologji më 20 maj të vitit 1980, duke u bërë kështu epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1983. Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në  mbrojti tezën e doktoraturës. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin në imunologji pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976 deri në vitin 1990.

Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan dhe dekan. Prof. Dedushaj ka qenë anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. Ka publikuar 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Është autor i disa monografive shkencore dhe teksteve universitare.

A1info