JOSEPH: KURTI TË KETË RAPORT TË BESUESHËM ME SHBA-TË

Publikuar 1 vit më parë

Analisti për Ballkanin Edward Joseph i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump që të dallojë miqtë e vërtetë nga ata të rremë duke iu referuar rolit të Beogradit zyrtar, teksa ka një porosi edhe për kryeministrin aktual të Kosovës Albin Kurti.

Analisti në fjalë lidhur me porosinë për Kurtin shkruan:

“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë. Dhe, ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”, ka thënë ai, njofton  INA, përcjell a1info.

Në Forumin për çështje të sigurisë në Kongresin amerikan anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën nevojën për solidaritetin e demokracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani.