John Bolton paditet nga juri federale për trajtim të paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara

Publikuar 12 muaj më parë

Washington, 16 tetor 2025 CNN

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, është paditur nga një juri federale në shtetin Maryland për akuza që lidhen me trajtimin e paligjshëm të informacionit të klasifikuar, raportojnë burime të CNN.

Sipas hetimeve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Bolton dyshohet se ka ndarë informacione shumë të klasifikuara me bashkëshorten dhe vajzën e tij përmes emailit privat, gjatë kohës që shërbente në administratën Trump.

Burimet e CNN theksojnë se prokurorët federalë kanë paraqitur çështjen të enjten para një jurie në Maryland, e cila ka rënë dakord se ekzistojnë prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës ndaj Boltonit.

Ai pritet të dorëzohet vullnetarisht para autoriteteve të premten në Gjykatën Federale të Greenbelt, ku do të përballet me akuzat penale.

Gjatë hetimeve, agjentët e FBI-së kanë ekzekutuar urdhra kontrolli në shtëpinë e Boltonit në Maryland dhe në zyrën e tij në Washington, duke sekuestruar dokumente të shumta të shënuara si “sekrete”, “konfidenciale” dhe “të klasifikuara”.

Në mesin e tyre, sipas dokumenteve të gjykatës, përfshihen edhe materiale që lidhen me armë të shkatërrimit në masë.

Burime të CNN thonë se një pjesë e hetimit është përqendruar edhe në shënimet personale që Bolton mbante gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë – përfshirë përmbledhje ditore të aktiviteteve të tij, të cilat përmbanin informacion të ndjeshëm.

Nëse shpallet fajtor, ish-këshilltari i Trumpit mund të përballet me dënim deri në 10 vjet burg për secilën pikë akuze.

Ky zhvillim e bën Boltonin rivalin e tretë të profilit të lartë të Donald Trumpit që përballet me akuza federale brenda më pak se një muaji, pas ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

A1 info