Janë numëruar mbi 99 për qind e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku deri tani janë numëruar 99,26 për qind e votave.
Sipas KQZ-së, kanë mbetur pa u numëruar edhe 19 kuti votimi, raporton Klankosova.tv.
Nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm me 49,30 për qind të votave, duke siguruar gjithsej 429 mijë e 979 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,01 për qind të votave, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59 për qind.
Pritet që pas numërimit të kutive të mbetura, KQZ-ja të dalë me rezultate pothuajse përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.