Punësim për 350 qytetarë në Preshevë – Panairi i Punës sjell mundësi, por ngre edhe pikëpyetje

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 8 prill 2025 – Komuna e Preshevës, në bashkëpunim me Entin për Punësim, ka shpallur organizimin e një Panairi të Punës më 17 prill, me fillim nga ora 11:00, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës. Sipas njoftimit zyrtar, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë disa kompani, të cilat në total kërkojnë të punësojnë 350 persona të profileve të ndryshme profesionale.

Një nga kompanitë më aktive në këtë nismë, “Interspeed”, ka shpallur 100 vende të lira pune në pozitat si ekonomistë, juristë, punëtorë të shkollave të mesme të përgjithshme dhe mjekësore, punëtorë administrativë, shitës, staf sigurie, punëtorë përcjellës dhe punëtorë ndihmës. Kushti i vetëm për aplikantët është të jenë të regjistruar në Entin për Punësim.

Një hap i rëndësishëm, por me shumë pyetje të hapura

A1 Info vlerëson çdo iniciativë që ka për qëllim të lehtësojë papunësinë në rajon, veçanërisht kur është gjithëpërfshirëse dhe pa dallime etnike. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse kjo iniciativë është fryt i investimeve private, një projekt i Komunës dhe Entit për Punësim, apo ndonjë program i financuar nga fondet europiane.

Në një kohë kur papunësia është një nga sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike në Luginë, transparenca në këto iniciativa është thelbësore. Prandaj, A1 Info do t’i drejtohet zyrtarisht Entit për Punësim dhe Komunës së Preshevës për të kërkuar sqarime rreth natyrës së këtyre vendeve të punës:

A janë këto vende pune të qëndrueshme apo sezonale? A janë të garantuara nga investitorë privatë, apo mbështeten financiarisht nga institucionet publike? A ka ndonjë mekanizëm monitorimi për të siguruar që ky projekt të mos mbetet vetëm një premtim?

Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë të plotë dhe të saktë për mundësitë që u ofrohen. A1 Info do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë zhvillim dhe do të publikojë çdo informacion shtesë që ndihmon qytetarët të marrin vendime të informuara për të ardhmen e tyre profesionale.

A1 Info

Në shërbim të qytetarëve.