Ja drejtori, ja autostrada!” – Ragmi Mustafa ‘kërcënon’ me bllokadë pas shkarkimit të drejtorit të PDSH-së 🚧
Pas shkarkimit të një drejtori nga radhët e PDSH-së, situata politike është “nxehur” në mënyrë të papritur. Ragmi Mustafa ka paralajmëruar se nëse vendimi nuk ndryshohet, autostrada mund të bëhet vendi i protestës.
“Ja shkon drejtori në punë, ja autostrada nuk do të lirohet,” u shpreh Ragmi Mustafa.
Ai deklaroi se për kryetar komune e ka emëruar një figurë më e madhe, Ivica Daçiçi, por sipas tij tani një ministër po e tradhton.
“Mua më ka emëruar për kryetar komune Ivica Daçiçi e po na tradhton një ministër,” deklaroi Ragmi Mustafa.
Në reagimin e tij u përmend edhe ish drejtori, ndërsa shkarkimi i drejtorit të PDSH-së duket se ka hapur një debat të ri politik.
Mustafa shtoi se nuk mund të vijë dikush prej Karadaku në Fushë dhe të bëhet drejtor.
“Shuka është prej Raince, puna para derës së shtëpisë. Fushali, krejt kriteret i plotëson. Karadaki në Karadak, fusha në fushë, sheherjont në shehër. Unë kështu kujtoj!” u shpreh ai.
Ai kërkoi që ministri menjëherë ta anulojë vendimin. Në të kundërtën, paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga posti i zëvendëskryetarit të komunës.
Shënim: Ky shkrim është satirë dhe nuk ka të bëjë me realitetin. Teksti është për të krijuar hunor. 😀😀