Izraeli godet Iranin: Tensionet drejt përshkallëzimit ushtarak
Izraeli ka kryer sulme të gjera ajrore në Iran mëngjesin e së premtes, duke goditur objekte bërthamore dhe ushtarake, përfshirë kompleksin e pasurimit të uraniumit në Natanz dhe selinë e Gardës Revolucionare (IRGC) në Teheran. Kryeministri Netanyahu deklaroi se operacioni ka për qëllim frenimin e kërcënimit iranian dhe se sulmet do të vazhdojnë.
Sipas mediave iraniane, janë vrarë civilë dhe komandanti i IRGC-së, Hossein Salami. Iranit i janë goditur edhe shkencëtarët bërthamorë që punonin për zhvillimin e armës bërthamore.
Khamenei paralajmëroi pasoja të rënda për Izraelin, duke e quajtur aktin “krim që nuk do të mbetet pa përgjigje”.
SHBA theksoi se nuk është përfshirë në sulm, por ka vendosur forcat e saj në gatishmëri. Fluturimet në Iran, Irak dhe Izrael janë pezulluar.
Tensionet po rriten me rrezik real për përplasje të hapur rajonale.
Burimi REL Transmeton A1 info