Ish-pjesëtari i UÇK-së Fadil Pushkolli ndalohet në Bllacë, më pas lirohet nga policia maqedonase

Publikuar 1 muaj më parë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, mbrëmë është ndaluar në pikën kufitare Bllacë, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat kosovare.

Sipas Pushkollit, ndalimi lidhej me një fletarrestim të lëshuar nga autoritetet serbe dhe me anëtarësimin e tij të mëparshëm në UÇK. Ai përmes profilit të tij në Facebook kërkoi ndihmë nga institucionet e Kosovës.

Disa orë më vonë, Pushkolli njoftoi se, pas bisedës dhe marrjes në pyetje nga policia maqedonase, ishte liruar.

Ai falënderoi policinë maqedonase për, siç tha, qëndrimin korrekt dhe profesional gjatë procedurës, duke përmendur veçanërisht policët shqiptarë.

Deri tani, nuk ka njoftim zyrtar nga institucionet kompetente maqedonase lidhur me arsyet e ndalimit, dhe as konfirmim zyrtar se ndaj tij ekziston një fletarrestim aktiv i Serbisë.

Burimi:Sitel/ A1info