FTESË PËR NË PROKURORI, PËR ISH KRYETARIN E KKSH-SË, Z.NEVZAD LUTFIU

Publikuar 1 vit më parë

Ish kryetari i KKSh-së, z. Nevzad Lutfiu, fillimisht ishte i ftuar nga Stacioni policor në bisedë informative, ndërsa tani për të dytën herë është ftuar në Prokurori, dhe ate për shkak të vendosjes së bilbordeve për protestën e zhvilluar vitin e kaluar në komunën e Bujanocit.

Këtë njoftim, ish-kryetari e ka publikuar në faqen e tij të facebookut, në të cilën shkruan:

“Ftesa e dytë, arsyeja e njëjtë kësaj radhe drejtpërdrejt nga Prokuroria.

Më datë 25.12.2024, ishta i ftuar të paraqitem në stacionin policor në Bujanoc.

Aty kuptova se Prokuroria ka ngritur procedurë për shkak që për vendosjen e bilbordeve për protestën e organizuar në Bujanoc në gusht të vitit të kaluar nuk kemi marrë leje.

Zyrtarëve të stacionit policor refuzova t’i përgjigjem për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes.

Tani jam ftuar drejtpërdrejtë nga Prokuroria që më datë 14.02.2025 të paraqitem për intervistë.

Protesta jonë është parë me lupë, ndërsa thirrjet e huliganëve për të na likuiduar nuk i bëjnë përshtypje sistemit të drejtësisë.

Kjo përndjekje nuk më demotivon aspak, përkundrazi më motivon që të vazhdoj rrugën e qëndresës dhe organizimit”.