ISH KRYENEGOCIATORJA TAHIRI GODET ALBIN KURTIN!
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri e ka cilësuar si të dëshpëruar përpjekjen e Kurtit për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse, pasi sipas saj, ai u refuzua nga përfaqësuesit e pakicave.
Sipas Tahirit, Kurti pasi që nuk mundi t’i siguroj numrat e nevojshme për ta formuar Qeverinë me pakicat jo serbe iu kthye tani partive shqiptare.
Tahiri shkruan në faqen e saj të fb-së:
“Pasi u refuzua nga pakicat, Kurti iu kthye shqiptarëve për ta bërë qeverinë bashkë – mjerimi politik i tij s’ka fund…”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të bëj koalicion me Listën Serbe.
A1info