INXHINIERI HYSAMEDIN AHMETI-HYSKA DHE BOTIMET E TIJ SHKENCORE
Inxhinieri i elektroteknikës, elektronikës dhe IT-së, z. Hysamedin Ahmeti-Hyska është autor i kolanës së dhjetë veprave shkencore që lidhen me profesionin e tij përkatës.
Ai, përveç botimeve shkencore, të cilat janë lavdëruar nga kritikët e kësaj shkence, ka bërë mbi 300 video incizime gjatë kohës së Pandemisë.
Hysamedin Ahmeti-Hyska është duke punuar librin tjetër Dirigjuesit e programimit logjikë 3, për ta bërë një trilogji shkencore.
Ka marrë pjesë në Panairet e librit në Tiranë dhe në Prishtinë, me stenden e tij personale.
Përpos punës së tij të vyeshme shkencore, ai është kryetar i ShShKT “Elektro Presheva”, me seli në Preshevë.
Ai ka shkruar këto libra:
Elektronika
Bazat e përgjithshme të elektroteknikës
Bazat e elektroteknikës 1
Bazat e elektroteknikës 2
Elektronika 1
Elektronika 2
Bazat e dirigjimit automatik
Njohuri themelore për instalimet elektrike
Dirigjuesit e programimit logjikë 1
Dirigjuesit e programueshëm logjikë 2