Intervista e Javës në A1 Info: Naser Shatrolli, Dramaturg dhe Regjisor – Pasioni për Teatrin dhe Rrugëtimi i Krijimtarisë”

Publikuar 1 vit më parë

Në intervistën e kësaj jave, kemi biseduar me dramaturgun dhe regjisorin e njohur, Naser Shatrolli, i cili ka një rrugëtim të gjatë dhe të pasur në botën e teatrit. Duke pasur një pasion të veçantë për dramaturgjinë dhe regjinë, Shatrolli ka kontribuar shumë në skenën teatrale, duke trajtuar tema sociale, politike dhe kulturore. Me një stil unik dhe krijues, ai ka shprehur emocionet dhe realitetet e jetës shqiptare në mënyra të ndryshme, duke ngjallur debate dhe reflektime të thella tek publiku. Në këtë intervistë, ai ndan mendimet dhe përvojat e tij të çmuara për zhvillimin e teatrit në rajon dhe botën e tij krijuese.

Dramaturgun dhe Regjisorin Naser Shatrolli

A1 info: Çfarë ju inspiroi të filloni rrugëtimin tuaj në botën e dramaturgjisë dhe regjisë?

“Intuita më çoi në derën e teatrit. Nga një pasion për filmin artistik që kam ndjekur që nga shkolla e mesme, arrita të gjej veten në teatrin e drejtuar nga një ndjenjë të thellë të krijimtarisë.”

Naser Shatrolli: Intuita më çoi në derën e teatrit. Në fakt, para se të njoftohesha me skenën e teatrit, filmin artistik e kam ndjekur që kur isha në shkollë të mesme. Madje, gjithmonë e lëshoja orën e fundit që të kapja orarin e mesditës të filmave, që shfaqeshin në dy termine të kinemasë së qytetit të Podujevës. Ka qenë frymëzim spontan, i pa imponuar drejtimi që mora, pa e mënjanuar ndryshimin e madh dhe radikal fakti që isha student në Juridik, por që, e lashë jurisprudencën në semafor të kuq, për të veshur njëherë e përgjithmonë kostumin e teatrit!

A1 info: Si ka evoluar stili juaj regjisorial gjatë viteve?

“Stili im ka evoluar nëpërmjet vetë-reflektimit dhe dialogut të brendshëm. Kam formuar një pasaportë stilistike që është në harmoni me atë që kam krijuar dhe vazhdoj të zhvilloj.”

Naser Shatrolli: Fillimisht, kam studiuar aktrimin në mentorimin e Prof. Enver Petrovcit. Ky është starti i përafrimit tim me dramturgjinë dhe regjisurën. Ka ndodhur kjo para luftës së vitit 1999. Që atëherë, nisa të shkruaja kritikë për teatrin, më bëri mirë dhe nder të theksuar pjesa e të shkruarit për teatrin. E veçoj këtë gjë tek vetja. Habitshëm, po bëjë një digresion; para se t’i ktheja përgjigjet e intervistës suaj, bëra një shkrim për një shfaqje të një diplomanti të teatrit. Pra, meqë po më mbështet lap-topi, miku im i përhershëm, them se do të vazhdoj të shkruaj krijimtari për teatrin. Kështu, pra, pa më mbajtur askush, erdha në përfundim se unë vyej diçka dhe duhej të shkolla dramaturgjinë, më vonë dhe regjinë e teatrit. Megjithëse, më thonë shpesh: “Hiç s’po ndalesh”, që i bie, ndalesh po nuk çohesh në këmbë më! Ndërsa, stilin e kam njohur gjatë rrugës. Flisja vet me vete vazhdimisht, kështu duke fol me veten, u formova gradualisht. Sot kam një pasaportë timen stilistike në relacion me syzheun krijues, si krijues, të lidhur fort me tojat e këpucave dhe po vazhdoj të eci rrugëve me kthesa dhe gropa.

A1 info: Cilat janë temat kryesore që përpiqeni të trajtoni në shfaqjet tuaj?

“Kosova është tema kryesore që përfshin rajonin dhe botën. Dramat që provojnë emocione të forta dhe ndjeshmëri janë ato që më frymëzojnë.”

Naser Shatrolli: Kosova është temë kryesore e imja në gjithë rrugëtimin krijues. Përfshihet rajoni, dhe bota pa asnjë xhest dyshimi. Ky jam unë. Ngjyrat e kësaj hapësire më mbajnë në ajër, çuditërisht, rrallë herë bie në tokë mendërisht dhe kreativisht “krisje” pa emër. Më pëlqejnë dramat që kanë drama të thyeranë filxhanin e kafesë së tyre. Dramat që lëshojnë zukamë, eho. Drama që lëshojnë britma të tipit “autoriale”, ato më provokojnë!

A1 info: A ka një film ose projekt që e konsideroni si arritjen tuaj më të madhe deri më tani?

Për momentin nuk kam arritur të shoh pasaportën time të filmit, por vazhdoj të shkruaj skenarë dhe të ëndërroj për mundësi të reja.”

Naser Shatrolli: Në film deri më sot nuk kam arritur që të kem pasaportën time. Më vjen ‘gjynah’ që skenarët e mi nuk janë parë në Berlin, në Sarajevë, në Francë apo në Amerikë. Ndoshta kurr skanë për tu parë. Por, më mirë që nuk janë punuar keq. Dëshirën e kanë që të shihen nëse takoj rrugëve të prishta ndonjë regjisor apo producent të filmit, që merr vesh në këto punë. Në të kundërt, do të vazhdoj të përtallem me mbivlerësimin që po i bëjë vetes. Tmerrësisht po kënaqem duke qeshur me iluzionet e mia, madje po inspirohem duke e përtallur “gjenialitetin tim” hahahah!

A1 info: Keni qenë të angazhuar në Preshevë. Si ka qenë bashkëpunimi juaj me drejtorin gjatë realizimit të shfaqjes “Grafitet”?

“Bashkëpunimi ishte i shkëlqyer. Drejtori Kujtim Sadriu ishte një mbështetje e jashtëzakonshme dhe mbaj mend se shfaqja ishte një hap i rëndësishëm në krijimin e një drame kombëtare.”

Drejtori Kujtim Sadriu me Regjisorin dhe Dramaturgun Naser Shatrolli.

Naser Shatrolli: I shkëlqyer, pa presione, bashkëpunues deri në pikën e fundit. Bravo i qoftë Kujtim Sadriut. Kurr nuk më ka ndërhyrë në proces të provave. E vlerësoj dhe i them se një drejtor që i kqyrë punët e veta është më i miri në krahasim me të mirët. Mençurisht pranoj që të vendosnim në skenën e Preshevës një dramë të një personaliteti të shquar, bëhet fjalë për Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Kosovës, z. Mehmet Kraja. Ky qe hapi i parë i zgjuar i tij, pastaj, tema ishte politike dhe goditëse. Dhe e fundit, ishte dramë kombëtare. Kemi bërë një vepër teatrore, të cilën kurr s’do duhej hequr nga repertori. Ajo shfaqje është e punuar për Preshevën enkas duke i ditur rrethanat e saj. Shfaqjet e mira rrallë dalin në fund andaj them se do duhej bërë “lypësarin” që të gjenden para ku janë e ku s’janë, që të udhëtoj në festivale ndërkombëtare shfaqja. E them me bindjen e një “çmenduraku” të Prishtinës që s’e njef akoma bota perëndimore, porse, shfaqja Grafitet ka shenja të qëndrueshme autoriale që do të mund të konkuronte me shfaqje tjera në rajon dhe në Evropë, por, nuk e krahasoj me shfaqjet të formatit të festivaleve që i mbaj në mend përmjegulltas, sidomos ato që patën votuar kundër “Grafiteve”. Pra, mbajeni në mend – kur je i mirë të gozhdojnë, kur je i dobët ta mbushin qafën me medalje!

Naser Shatrolli, nga e majta aktorët e Teatrit të Preshevës Valon Nuhiu dhe Gani Veseli, në mes drejtorin Kujtim Sadriu, nga e djathta aktorët Gjelbrim Emini dhe Artan Ibishi. Foto e shkrepur gjatë shfaqjes “Grafitet”, e cila rrëmbeu çmimin për Shfaqjen më të Mirë.

A1 info: Çfarë vlerësoni më shumë nga puna me ekipin artistik të Preshevës?

Aktorët e Preshevës janë të shkëlqyer, të pasionuar për teatrin dhe me një material unik që i bën të dallohen. Ata janë profesionistë të vërtetë.”

Një pjesë e skenografisë së shfaqjes “Grafitet”.

Naser Shatrolli: Aktorët më kanë përmbushur pritshmëritë. I dua, i veçoj, i admiroj, dhe i ftoj prapë në duel që të punojmë projektin tjetër që do të përplotësonim tabelën e shumëzimit të teatrit modern. Kanë material unik aktorial, nuk janë të harxhuar, e duan teatrin, e duan qytetin e tyre, janë mikpritës. Me argumenta bindës të kundërshtojnë, nuk zhgënjehen kur pika e shiut depërton nga kulmi në skenë. Pra, janë teatërbërës profesionistë, që si njeh akoma rajoni ballkanik për të tillë, por, janë teatri më i rëndësishëm në këto 30 vite teatër në kuptimin artistik, politik, social dhe njerëzor!

Aktorët e Teatrit të Preshevës, Artan Ibishi, Valon Nuhiu, Gani Veseli dhe Gjelbrim Emini, në skenë.

A1 info: Cili është mesazhi juaj për publikun e Preshevës dhe për të gjithë ata që do të kenë mundësinë ta shohin shfaqjet tuaja?

“Mos i harroni figurat e mëdha që kanë dalë nga Presheva, vazhdoni të punoni dhe të ndërtoni teatër, pavarësisht vështirësive dhe mungesës së njohjes.”

Naser Shatrolli: Mos i harroni dhe nënçmoni figurat e mëdha që kanë dalë nga Presheva, kjo është e para dhe më e rëndësishmja. Rrini atje edhe kur ju përbuzin. Vazhdoni të ndërtoni shtëpi të reja. Kur “s’ju vlerësojnë” në festivale, vazhdoni të bëni shfaqje të reja. Mos u zhgënjeni nga puna që bëni, studioni dhe kthehuni dijet aty edhe kur s’keni një vend pune. Bashkëpunoni me të gjithë popujt e atij territori, në dobi të qytetarëve tuaj, në dobi të lavdisë së tyre bëjeni. Ndërtoni shtigje të vrapimit në të gjitha kuptimet. Mobilizoni të rinjtë që të kenë mendje të freskët që të ngritet vetëdija akoma më tej. Lugina është vendi më atraktiv për mua sepse kam takuar njerëz të mirë, të zgjuar dhe të dëshmuar.

Aktori Artan Ibishi në rolin e tij në shfaqjen “Grafitet”.

A1 info: Ju falenderojmë z. Naser Shatrolli për kohën dhe mundësinë e dhënë për këtë intervistë. Puna e juaj e palodhur në teatrin shqiptar ka lënë dhe po lenë një gjurmë të thellë në kulturën tonë, dhe ndarjen e këtyre mendimeve me ne do të ndihmojë për të kuptuar më mirë proceset krijuese dhe pasionin që fshihet pas çdo shfaqjeje. Ju falenderojmë për angazhimin dhe dedikimin ndaj artit dhe për frymëzimin që jepni çdo ditë.