Nexhmedin Saqipi në krye të delegacionit të Shoqërisë Civile takon ministrin Demo Berisha
Një delegacion nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga tre persona – mes tyre edhe Imami i Tërrnocit, njëherësh Kryetar i Bashkësisë Islame – ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd, ku u takua me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Demo Berisha.
Delegacioni, i udhëhequr nga z. Nexhmedin Saqipi, në emër të “Shoqërisë Civile”, diskutoi për sfidat e shqiptarëve në Serbi, me theks në arsim dhe media. Ministri Berisha u zotua për angazhim konkret dhe premtoi një vizitë të afërt në Luginë.
Përbërja e delegacionit dhe përfaqësimi i Shoqërisë Civile nga një figurë fetare ka ngjallur reagime të përziera në opinionin lokal.
A1 info