Hiqen Kontrollat Kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë nga 1 Maji
Duke filluar nga data 1 maj 2025, automjetet dhe pasagjerët nga Republika e Kosovës dhe Shqipëria do të kalojnë kufirin pa kontrolle. Vendimi zbatohet për të gjitha automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky hap vjen si rezultat i marrëveshjes ndërmjet dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve gjatë sezonit veror.
Vendkalimi kufitar i Morinës do të fillojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje që nga orët e para të 1 majit.
Vendimi do të mbetet në fuqi deri të paktën në muajin shtator 2025.
A1info