Haxhi Avdyli konfirmon marrëveshjen e VV-së me Nismën: “Kemi 61 vota në Kuvend, synojmë më shumë
Prishtinë, 17 Prill 2025 – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se partia e tij ka arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse ajo nuk është e formalizuar me shkrim.
Në një deklaratë për media, Avdyli tha se bisedimet ndërmjet dy partive janë duke shkuar në drejtim shumë pozitiv dhe se bashkëpunimi është funksional.
“Edhe pse nuk kemi marrëveshje të shkruar, kemi mirëkuptim dhe koordinim politik. Vetëvendosje tashmë i ka 61 vota në Kuvend dhe jemi duke punuar për të siguruar përkrahje edhe më të gjerë,” u shpreh Avdyli.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur stabiliteti politik dhe shumica në Kuvend janë kyçe për realizimin e reformave dhe agjendës qeverisëse të Vetëvendosjes. Marrëveshja e heshtur me Nismën pritet të forcojë më tej pozitat e partisë në pushtet.
A1 info!