HAVA BEKTESHI ME ÇIFTELI NË FILARMONINË BOTËRORE
Këngëtarja e njohur e muzikës së pastër popullore shqiptare, Hava Bektashi, me origjinë është nga Gostivari, është rritur në Hamburg të Gjermanisë. Hava , ka ndjekur traditën familjare.
Ajo thekson që në shtëpinë e saj gjithmonë ka pasur çifteli, dhe ajo ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme shkollore.
Sipas saj, çiftelia është instrument unikal, edhe pse shumë instrumente tjera orientale ngjajnë me të.
Hava me çifteli ka arritur suksese në shumë filarmoni botërore, duke na përfaqësuar denjësisht.
Ajo thotë se tradita shqiptare duhet të ruhet dhe të kultivohet.
Hava Bektashi ka marrë pjesë në shumë aktivitete që mbahen kudo nëpër troje shqiptare dhe në Gjermani, transmeton Telegrafi, përcjell, a1info.