Hapet showroom-i i A1 në Preshevë
Preshevë – Qytetarët e Preshevës tashmë kanë një mundësi të re për të zgjedhur shërbimet dhe pajisjet më të fundit të telefonisë mobile. Që nga data 18 shkurt 2026 është hapur zyrtarisht showroom-i i operatorit europian A1 në qytetin e Preshevës.
Showroom-i i ri u ofron klientëve mundësinë të njihen nga afër me paketat më të leverdishme të operatorit, ofertat speciale për klientët e rinj si dhe telefonat më të fundit nga markat e njohura në treg. Përveç kësaj, klientët mund të përfitojnë edhe nga mundësia e pagesës me këste për pajisjet e tyre të preferuara.

Përmes kësaj hapjeje, A1 synon të ofrojë shërbime më të afërta dhe më të lehta për qytetarët e Preshevës dhe zonës përreth.
Të gjithë të interesuarit ftohen të vizitojnë showroom-in e ri në adresën Rruga “15 Nëntori”, nr. 76, ku mund të zgjedhin telefonin dhe paketën që u përshtatet më së miri.
Stafi i A1 mirëpret vizitorët dhe klientët e rinj në ambientet e showroom-it për të prezantuar ofertat dhe shërbimet më të fundit në tregun e telekomunikacionit.