GOSPOINCË, PRESHEVË – U BËN NDERIME PËR DËSHMORIN E PARË TË UÇK-SË, IBRAHIM FEJZULLAHU

Publikuar 20 orë më parë

Sot, në fshatin Gosponicë të Preshevës, nën organizimin e OVL UÇPMB, u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të dëshmorit të parë të kombit të UÇK-së, Ibrahim Fejzullahu, i cili ra heroikisht në këtë fshat.

Ceremonia u hap nga Vllaznim Behluli, i cili fillimisht ftoi të pranishmit për një minutë heshtje në nderim të të rënëve për liri. Ai theksoi se gjaku i dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë dhe se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë dhe kujtesës kombëtare.

Më pas, fjalën e mori Bejtulla Osmani, kryetar i OVL-së për Bujanoc, i cili u shpreh se Ibrahim Fejzullahu është dëshmori i parë i UÇK-së dhe një figurë me kontribut të rëndësishëm për Kosovën Lindore. Ai theksoi gjithashtu se Gosponica ka shërbyer si kanal furnizimi, ku shumë ushtarë të plagosur kanë kaluar dhe janë shëruar në zonën operative të Karadakut.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Këshilli Nacional Shqiptar, Enkel Rexhepi, i cili në fjalën e tij përmbyllëse tha:

“Dëshmorët nuk kanë vetëm datën e lindjes, ata kanë pavdekësi. Ata jetojnë përjetësisht në kujtesën tonë dhe në historinë e kombit.”

Në këtë përkujtim morën pjesë edhe shumë bashkëluftëtarë të Ibrahim Fejzullahut, qytetarë dhe familjarë të tij, të cilët me praninë e tyre nderuan jetën dhe sakrificën e tij.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, duke rikujtuar edhe një herë rëndësinë e kujtesës historike dhe nderimit të dëshmorëve të lirisë.