Gjurmët e udhëheqjes së Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut po bëhen gjithnjë e më të dukshme – Stadiumi i qytetit po merr formë (foto)

Publikuar 1 vit më parë

Stadiumi i qytetit po merr gjithnjë e më shumë formë, duke dëshmuar se projektet e nisura gjatë kohës së udhëheqjes së Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut po japin rezultat. Ky projekt madhor, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit për jetën sportive e rinore në komunë, ishte iniciuar dhe shtyrë përpara nga kjo udhëheqje.

Pas ardhjes në krye të komunës së Ragmi Mustafës, i emëruar nga Beogradi, respektivisht nga Ivica Daçiq, punimet për një kohë ishin ndalur. Megjithatë, më vonë institucionet u detyruan të dorëzojnë planet tek kompania e kontraktuar, e cila rifilloi punën në terren.

Burime të A1 info mësojnë se sot pritet që edhe kryetarja e komunës, Ardita Sinani, të dalë në stadium për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

Ky zhvillim shihet si një dëshmi se projektet me interes të përgjithshëm nuk mund të ndalen, pavarësisht ndryshimeve politike, dhe se gjurmët e punës së udhëheqjes së kaluar po dalin çdo ditë e më shumë në sipërfaqe.