Gjilani po bëhet me universitet modern: Komuna ndan pronën për kampusin e ri

Publikuar 1 vit më parë

Gjilani po bën një hap të madh drejt përparimit akademik! Kryetari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, sot i dorëzoi rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Artan Dermaku, vendimin për ndarjen e pronës komunale për ndërtimin e kampusit të ri universitar.

Ky vendim shënon një moment historik për arsimin e lartë në Gjilan, duke hapur rrugën për një universitet modern, me hapësira të përshtatshme për mësim, kërkime shkencore dhe aktivitete studentore.

Nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, Kuvendi i Komunës së Gjilanit është shpallur si më i suksesshmi në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin për zhvillimin e qytetit dhe përkrahjen e arsimit si shtyllë kryesore të së ardhmes.

Rektori Dermaku e vlerësoi këtë akt si një hap kyç për forcimin e kapaciteteve akademike dhe krijimin e kushteve optimale për studentët dhe stafin universitar.

Gjilani tashmë po bëhet jo vetëm një qendër e rëndësishme rajonale, por edhe një pikë e fortë akademike për të rinjtë që synojnë dijen dhe inovacionin.

A1 Info — gjithmonë pranë jush!