Gara për drejtor të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë: Katër kandidatë në garë
Pas shpalljes së konkursit për drejtor të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, katër mësimdhënës kanë dorëzuar kandidaturën e tyre.
Në garë janë:
Fitore Sahiti, e mbështetur nga Alternativa për Ndryshim, Mimoza Saqipi, si kandidate e pavarur, Burim Bilalli, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Bardhyl Bajrami, nga Partia për Veprim Demokratik (PVD).
Se kush do ta fitojë pozitën, mbetet të shihet. Sipas Ligjit për Bazat e Sistemit Arsimor në Serbi, drejtori emërohet nga Ministria e Arsimit, pas propozimit të këshillit të shkollës.
A1 info