Futbolli shqiptar shtrin rrënjët në Luginën e Preshevës

Publikuar 5 muaj më parë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndërtimin e një fushe të re futbolli në Luginën e Preshevës, duke shënuar kështu një hap historik për zhvillimin e sportit në këtë trevë me popullsi shqiptare.

Ky investim përfaqëson ndërhyrjen e parë të këtij lloji nga FSHF në Luginën e Preshevës dhe ka për qëllim krijimin e një hapësire moderne, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të zonës. Projekti synon të nxisë zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të brezit të ri, përmes sportit dhe aktiviteteve komunitare.

Fusha e re do të shërbejë jo vetëm si qendër trajnimi dhe zhvillimi për të rinjtë, por edhe si një pikë bashkimi për komunitetin, ku do të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare sportive.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti, FSHF financoi dhe mbështeti organizimin e një turneu futbolli në Luginën e Preshevës, ku morën pjesë rreth 350 fëmijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7–13 vjeç, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Federatës për promovimin e sportit në çdo trevë shqiptare.