FSHF në Preshevë – konkretizohet bashkëpunimi me Komunën, mbështetje për talentet e reja

Publikuar 7 muaj më parë

Bashkëpunimi i nisur mes Komunës së Preshevës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) po merr formë konkrete me vizitën e delegacionit të FSHF-së në Preshevë.

Në këtë takim morën pjesë kryetarja e komunës, znj. Ardita Sinani, kryetari i KKSh Enkel Rexhepi dhe kryetari i Kuvendit Komunal, të cilët mirëpritën delegacionin shqiptar.

Delegacioni i FSHF-së përbëhej nga:

Znj. Anila Basha – Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit Z. Andi Zere – Drejtor i Drejtorisë së Futbollit Bazë në FSHF Z. Migjen Basha – Ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare

Vizita u realizua në kuadër të projektit “Uniforma Ime”, përmes të cilit u shpërndanë uniforma dhe topa futbolli për të gjithë fëmijët e regjistruar që luajnë futboll në komunën e Preshevës. ⚽️

Kryetarja Ardita Sinani vlerësoi bashkëpunimin si një hap të rëndësishëm në mbështetje të talenteve të rinj sportivë, duke theksuar se përmes këtyre nismave po ndërtohen kushte më të mira për zhvillimin e sportit në Preshevë.

“Sporti është një pjesë e rëndësishme e edukimit dhe zhvillimit të rinisë sonë. Bashkëpunimi me FSHF-në na mundëson të krijojmë më shumë mundësi për fëmijët tanë dhe të promovojmë vlerat sportive shqiptare,” – tha znj. Sinani.

Projekti “Uniforma Ime” synon të nxisë pjesëmarrjen e fëmijëve në futboll, të zbulohen talentet e reja dhe të forcohet lidhja institucionale ndërmjet FSHF-së dhe komuniteteve shqiptare në Luginën e Preshevës.